Renditja e Superiores/ Si ndryshon pozicionimi i skuadrave pas 3 ndeshjeve të para të javës së katërt
Tottenham vazhdon të hasë vështirësi në këtë fillim sezoni në Premier League. Skuadra londineze nuk shkoi më shumë se barazimi0-0 në sfidën e javës së katërt ndaj Evertonit, i dyti radhazi për Hotspurs.
Pjesa e parë e ishte e vakët dhe me shumë pak emocione me të dyja skuadrat që preferonin më shumë gjuajtjet nga distanca. Tottenham kërkoi të zotëronte topin për të mos pësuar sulmet e Everton. E vetmja gjuajtje në drejtim të portës ishte ajo e Garner për Everton.
Pjesa e dytë ishte e ngjashme me të parën me Tottenham që e rriti zotërimin e topit por që nuk solli rrezik në portën e Everton. Ky i fundit në fakt, iu afrua disa herë golit sidomos me Barry por pa mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës. Në këtë mënyrë ndeshja përfundoi 0-0 me Tottenham që mbetet në fund të klasifikimit me 2 pikë dhe ende me asnjë gol të shënuar
Top Channel