Teherani godet sërish Kuvajtin, sulmon të njëjtën rafineri nafte që shënjestroi një ditë më parë 17 vite më parë ishte Sali Berisha që afroi Lulzim Bashën në Partinë Demokratike. Sot atij i kërkohet të “vrasë” babin politik dhe të hapë një kapitull të ri në historinë e kësaj partie.
Zv. kryeredaktori i gazetës Panorama, Aristir Lumezi: Është përdorur shumë herë si term “vrasja” politike e babait, për mendimin tim ai nuk ka një fuqi të tillë ta marrë një vendim të tillë për Sali Berishën i cili ia dha PD, Lulzim Bashës. Mendoj se duhet të jetë një vendim kolegjial i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Analisti Ben Andoni: Ashtu siç thuhet në kanonet politike për të “vrarë” atin zoti Basha nuk është i zoti. Që të bësh akte të tilla zoti Basha nga artikulimi, nga mënyra e pozicionimit akoma nuk është i vetëdijshëm që është kryetar i PD por zoti Basha është krejtësisht i përgatitur për t’i kthyer krejtësisht kurrizin zotit Berisha.
Sali Berisha ka vendosur t’i dalë përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesazhi i një dite më parë tingëlloi kërcënues edhe për Lulzim Bashën.
Zv. kryeredaktori i gazetës Panorama, Aristir Lumezi: Si për zotin Basha ashtu dhe për ambasadën qëndrimet e Berishës janë një lloj kërcënimi, por në fund fare duhet ndarë. Nuk mund të jetë ky personazh që ka zvarritur historinë e Shqipërisë këto 30 vite nuk mund ta mbajë peng PD për të krijuar tensione, për të krijuar debate të kota.
Analisti Ben Andoni: Dalja dy herë në konferencë shtypi i vetëm, pa mbështetje, tregon se ai realisht është vetëm dhe se ai është nisur në një rrugë gati pa kthim. Por, nga ana tjetër ti shikon reagimin e pikave kryesore të PD që nuk kanë artikulim të qartë dhe shenjat janë dhënë se ata janë të parët që do i kthejnë kurrizin zotit Berisha, për këtë duhen disa evidenca që ti japë sistemi jonë i drejtësisë ose të jepet diçka nga pala amerikane.
Gushti është periudhë refleksioni për Lulzim Bashën, i cili është përballë vendimmarrjes më të vështirë në karrierën e tij politike.
Zv. kryeredaktori i gazetës Panorama, Aristir Lumezi Ndofta z.Basha pret një reflektim të zotit Berisha, ose zoti Berisha po tenton e dale sa me pak i dëmtuar nga kjo histori për te pasur një dalje sa me te bute nga kjo histori.
Analisti Ben Andoni:: Problemi është se zoti Basha do të ndjekë një rrugë të tretë. Që të mbajë mirë edhe bazën e PD, edhe atë shkallë të madhe detyrimi që ka ndaj zotit Berisha dhe nga ana tjetër të jetë komod me politikën shqiptare. Të treja këto nuk shkojnë.
Top Channel