Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën Presidenti Ilir Meta ka lënë mënjanë gjuhën kritikuese për keqmenaxhim të krizës së zjarreve nga ana e qeverisë teksa ka përshëndetur ndihmën e ofruar nga Bashkimi Europian për përballimin e situatës nga zjarret.
Një ditë pasi i bëri thirrje instancave shtetërore për organizimin e operacioneve më efikase nga ajri, kryetari i shtetit përmes një postimi bëri me dije se mirëpret aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që e ka vlerësuar si një lajm të mirë në këto moment kritike për Shqipërinë ndihmën e BE-së.
Me herët kryedemokrati nuk i kurseu ndaj Edi Ramës se po përdor helikopterët e ushtrisë për udhëtime private ndërsa Shqipëria digjet nga flakët. Postimin e tij Basha e shoqëron me një foto të një helikopteri ku opozita prej dy ditësh pretendon se brenda është kryeministri Rama.
Basha: Mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira. Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi.
Top Channel