Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se në pranga kanë rënë dy 35-vjeçar, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.
Ndërsa i arrestuari tjetër është një 30-vjeçar, i fundit ky që ka përndjekur sistematikisht ish të dashurën duke i shkaktuar asaj ndjenjë ankthi dhe frike.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 30 vjeç, pasi sepse në mënyrë sistematike ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike ish të dashurën”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel