Një shqiptarë që shfrytëzonte shtetas rumunë është gjetur fajtor nën akuzën e skllavërisë moderne.

Defrim Paci 42 vjeç me banim në Nottinghamshire, dhe Sitar Ali, 33, vjec sillnim në Angli shtetas rumun për të punuar në lavazhin e tyre me orë të zgjatura dhe pak para.

Duke iu referuar medias angleze Top Channel raporton se në gjykatë rumunët treguan se kushtet e punës ishin çnjerëzore dhe kishin pësuar djegie nga lëndët kimike të përdorura gjatë larjes së makinave.

Shqiptari Paci u dënua me 45 muaj burg kurse bashkëpunëtori i tij Ali me 39 muaj burg.

Defrim Paci, baba i katër fëmijëve, tha prokurori çështjes, udhëhoqi këtë sipërmarrje kriminale duke skllavëruar punëtorët në lavazhin e quajtur ‘Shiny’ ne Warwick Road gjatë një periudhe 15 mujore.

Disa prej punëtorëve rumun thanë se në xhep i mbeteshin vetëm 20 stërlina në javë, paçka se punonin 6 ditë në javë nga 11 orë.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA