Pak orë pas deklaratës së Netanyahu për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestrat Hezbollahu
Një shqiptarë që shfrytëzonte shtetas rumunë është gjetur fajtor nën akuzën e skllavërisë moderne.
Defrim Paci 42 vjeç me banim në Nottinghamshire, dhe Sitar Ali, 33, vjec sillnim në Angli shtetas rumun për të punuar në lavazhin e tyre me orë të zgjatura dhe pak para.
Duke iu referuar medias angleze Top Channel raporton se në gjykatë rumunët treguan se kushtet e punës ishin çnjerëzore dhe kishin pësuar djegie nga lëndët kimike të përdorura gjatë larjes së makinave.
Shqiptari Paci u dënua me 45 muaj burg kurse bashkëpunëtori i tij Ali me 39 muaj burg.
Defrim Paci, baba i katër fëmijëve, tha prokurori çështjes, udhëhoqi këtë sipërmarrje kriminale duke skllavëruar punëtorët në lavazhin e quajtur ‘Shiny’ ne Warwick Road gjatë një periudhe 15 mujore.
Disa prej punëtorëve rumun thanë se në xhep i mbeteshin vetëm 20 stërlina në javë, paçka se punonin 6 ditë në javë nga 11 orë.
Top Channel