Ermir Loka, çiklisti shqiptar që aksidentoi për vdekje përpara disa kohësh një kalimtar të moshuar në Angli, është dënuar me burg.

23-vjeçari e përplasi Peter McCombie, 72 vjeç, ndërsa vetë kalonte me semafor të kuq.

Ai jo vetëm nuk ka ndaluar ta ndihmojë viktimën apo t’i kërkojë ndjese, por përkundrazi i bërtiti: “E shikon çfarë bëre”! Pensionisti vdiq tetë ditë më vonë në spital. Një gjykatë e dënoi tani Lokën me dy vjet heqje lirie. I riu që u vetëdorëzua në polici disa ditë pas ngjarjes, rrëfeu se nuk kishte ndaluar pasi kishte frikë mos e deportonin.

23-vjeçari ishte në Angli po dokumente të rregullta. Shqiptari kishte hyrë atje ilegalisht ndaj dhe u justifikua duke thënë se pikërisht nga kjo e kapi paniku dhe u largua pas aksidentit. Familja e viktimës tha se ai u tregua një frikacak që e la të rrezuar në mes të rrugës.

Zemërimi që ndjejmë ndaj tij është përtej fjalëve”, u shprehën të afërmit e McCombie, i cili nga forca e goditjes përplasi kokën ne tokë duke krisur kafkën e dëmtuar trurin. Nëse Loka do të kishte ngadalësuar në respektim të sinjalistikës, sipas zyrtarëve të policisë, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA