Broja rikthehet në fushë me Burnleyn, sulmuesi shqiptar lë pas dëmtimin dhe është gati për Poloninë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen dy ditë pas kthimit të tij në Torino.
Portugezi ka publikuar një postim në italisht në profilet e tij në rrjetet sociale, shoqëruar me foton e parë të sezonit të ri të veshur me uniformën bardhezi (ajo stërvitore).
“I lumtur që i kthehem punës!” Është ky mesazhi i CR7, i cili ende pret të përcaktohet më qartë e ardhmja e tij.
Hipoteza e një lamtumire të portugezit ende nuk është hedhur poshtë plotësisht nga drejtuesit e Juventusit. PSG është vigjilent dhe po e monitoron me shumë kujdes situatën, gati për të hedhur hapa konkretë në rast të lamtumirës së Mbappesë. Shumë do të varet nga takimi ballë për ballë me Allegrin. Portugezi është i shqetësuar të kuptojë se ç’plane ka në mendje tekniku toskan, i cili duket se dëshiron ta ketë pikë referimi në rreshtimin 4-2-3-1.
Kjo është arsyeja pse mesazhi i CR7 mund t’i drejtohet indirekt atij, i gatshëm për ta vënë veten në dispozicion të trajnerit.
Top Channel