Analisti Genc Burimi ka folur në “Top Talk” për goditjet e fundit të SPAK, të cilat i cilëson si të telekomanduara.
Burimi tha se këto gjëra i tregojnë dosjet që dolën pas zgjedhjeve të 25 prillit që tregojnë se Rama ishte në dijeni, ndaj lëvizjet e SPAK i konsideron si të telekomanduara politikisht. Ndër të tjera, shtoi se amerikanët nuk e duan Bashën dhe Metën në pushtet, por kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si partner të jashtëzakonshëm për SHBA.
Genc Burimi: Më duken aksione të telekomanduara ose nga qeveria ose nga SHBA. Po të marrim dosjen e korrupsionit në Ministrinë e Brendshme apo dosjen e ish zv ministres të akuzuar për një ryshfet prej 2000 eurosh. Këto gjëra SPAK i dinte shumë para kohësh. Zv. ministrja u kap me presh në dorë që në muajin mars të vitit të kaluar, në muajin korrik të vitit të kaluar u hoq nga detyra. Kjo tregon që SPAK informon Ramën, qeverinë që kjo ka bërë një gafë.
Ata e heqin nga detyra, po ashtu Rama kishte nevojë të bënte ndryshimin kushtetues për t’i hequr mundësinë opozitës të bënte koalicion, u bënë zgjedhjet dhe po të shohim, fill pas zgjedhjeve dalin dosje shumë të rënda. Menjeherë pas zgjedhjeve dolën dosjet, dosja e Sali Berishës, dosja e korrupsionit nga prokurorimet dhe kam përshtypjen që këto lëvizjet e SPAK janë të telekomanduara politikisht. Amerikanët kontrollojnë SPAK-un. Nëse skandali i Ministrisë së Brendshme dilte para zgjedhjeve, PS nuk i fitonte zgjedhjet.
Ke një Ramë që është një lake total i amerikanëve që kur u zgjodh, gjesti i parë ishte pro amerikan dhe anti shqiptar, i futjes së armëve kimike në Shqipëri. Me Ramën, kanë një partner të jashtëzakonshëm.
Top Channel