Deklarata e fundit e Mbappesë ngroh zemrat e tifozëve parizienë

28/07/2021 18:09

Kylian Mbappè ka komentuar fjalët në media për të ardhmen e tij, që sugjerojnë se ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën (i skadon në verë të vitit të ardhshëm) pasi dëshiron t’i bashkohet Realit të Madridit.

Në një intervistë për revistën zyrtare të klubit parisien, fenomeni francez tregoi një qëndrim krejtësisht të ndryshëm, duke dhënë përshtypjen se absolutisht nuk dëshiron të ndryshojë ambient. Në intervistë, në të cilën ai mori pjesë së bashku me shokun e sulmit, Neymar, Mbappè deklaroi:

“Ëndrra ime e madhe është të jem në gjendje të fitoj Championsin me PSG, do të ishte diçka fantastike”.

Varet si duan t’i interpretojnë fjalët e Mbappesë, pasi nëse respekton kontratën me PSG-në, ka mundësi ta fitojë Champions, madje duke u larguar me parametër zero. Gjithsesi, drejtuesit e Parisit vështirë se do të zgjedhin këtë skenar./SuperSport/

Top Channel