Bëri polakët me zemër, Arbër Hoxha pranë transferimit të Widzew Lodz, por me një kusht… Pas një udhëtimi relativisht të lodhshëm, me avion dhe autobus, rreth orës 5.30 të mëngjesit të sotëm, skuadra shkodrane e Vllaznisë ka mbërritur në Limasol të Qipros, të përballet me skuadrën AEL të këtij qyteti, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë të “UEFA Conference League”.
Avioni carter i Vllaznisë, është shkëputur rreth orës 1 të mëngjesit nga pista e aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, ku pas 2 orësh fluturim është ulur në aeroportin qipriot të Larnakës. Që andej skuadrës shkodrane iu desh të udhëtonte edhe 1 orë me autobus për të përshkuar 77 km dhe mbërritur në qytetin e Limasolit.
Ditën e enjte, në orën 19:00, në stadiumin “Venue Tsirion Athlítiko Kentro” të Limasolit, nën drejtimin e gjyqtarit danez Mads-Kristoffer Kristoffersen, skuadra e Vllaznisë do të përballet me skuadrën vendase AEL, për raundin e dytë të “UEFA Conference League”.
Nëse në turin e parë skuadra shkodrane, pas humbjes 3-1 në Bosnje, në kthim në “Loro Boriçi” përmbysi gjithçka, duke fituar 3-0 dhe eliminuar boshnjakët e Siroki Brijeg, skuadra qipriote e AEL në turin e parë të këtij eventi ka qenë pushim.
Top Channel