Një prej luleve më të përshtatshme për shtëpinë me veti pastruese, antimikrobale dhe antibakteriale është zambaku i gjelbër.

Sekreti është në lagështinë e madhe që kjo bimë ka dhe që në fakt shkatërron viruset dhe bakteret që na rrethojnë.

Prania e zambakëve e bën hapësirën e jetesës më të shëndetshme dhe imunitetin më të fortë.

Përveç kësaj, besohet se zambaku i gjelbër, përveç pastrimit të ajrit, tërheq dhe thith energji negative nga dhoma.

Zambakun e gjelbër mund ta kultivojnë edhe ata që nuk u jepet shumë për bimët pasi nuk kërkon shumë vëmendje dhe kujdes.

Mund ta mbani në dritë, por edhe në pjesë më të errëta të banesës.

Nëse merr më shumë dritë, në atë rast do të prodhojë pak më shumë lule, dhe ngjyra do të jetë më intensive dhe do të duket më e harlisur.

Kjo lule toleron ndryshimet në temperaturë, por është më mirë të mbahet midis 21 dhe 30 gradë. Gjithashtu, nuk është e nevojshme të ujitet shpesh.

Nuk kërkon shumë vëmendje dhe kujdes. Mund ta mbani në dritë, por edhe në pjesë më të errëta të banesës.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA