Foto ilustruese

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohet se ka përndjekur një shtetase.

Policia njofton se ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 48-vjeçare, banuese në Lushnje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 48 vjeçe, banuese në Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA