Dy persona janë vënë nën prangat e policisë ditën e sotme në Korçë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve.

Policia ka vënë nën pranga shtetasit G. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec dhe K. K., 44 vjeç, banues në Bilisht, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

“G. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec dhe K. K., 44 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA