Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Rama thotë se ky tunel ka gjatësi 1.3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.
Ndër të tjera, thekson se puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50% dhe thotë se kjo vepër infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.
“Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë.
Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë, në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.
Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama.
Top Channel