Rama bën publike pamjet nga punimet në tunelin e Skërficës: Kjo vepër infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë

30/06/2021 16:23

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Rama thotë se ky tunel ka gjatësi 1.3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.

Ndër të tjera,  thekson se puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50% dhe thotë se kjo vepër infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.

“Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë.

Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë, në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA