“Kanë 1.2 milionë të vrarë dhe të plagosur”, ministri i jashtëm polak: Rusëve u është shteruar fuqia, por gjeneralët frikësohen t’ia thonë Putinit 24/04 13:22
Vala e të nxehtit që ka goditur Moskën, në mënyrë të çuditshme është ndërprerë në orët e para të mëngjesit, pasi një mot me shi e furtunë shkaktoi një situatë të frikshme në kryeqytetin rus.
Gjatë fundjavës temperaturat u ngritën në 36 gradë celsius, por papritmas ndryshoi gjithçka në Rusi.
Në rrugën Pravda u shemb çatia e një shtëpie, ndërsa kamerat filmuan këtë moment.
Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Pamjet e këtyre momenteve u publikuan në rrjete sociale.
Por ajo çfarë e karakterizoi më së shumti këtë ngjarje ishte rrufeja që goditi trafostacionin në Shelkovo në lindje të Moskës duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.
Top Channel