Lazarati ndryshe: Mbahet për herë të parë panairi i biznesit rural/ Synohet të kthehet në fshat turistik

29/06/2021 10:20

Në Lazarat është mbajtur panairi i parë i biznesit rural që mblodhi disa dhjetëra biznese nga e gjithë bashkia.

Eventi kishte në qendër blegtorët, artizanët, grumbulluesit e bimëve medicinale, prodhuesit e vegjël, dhe synoi evidentimin e potencialit turistik të kësaj zone që shkon krahas ofertës së gjithë luginës.

Ata që po bëjnë përpjekje për të jetuar me punë dhe profesione të traditës lokale folën për nevojën e mbështetjes me subvencione, promovim dhe tregje.

Panairi i pari në llojin e vet, pati një numër të rëndësishëm vizitorësh. Fshati i njohur në të gjithë Europën për të kaluarën e tij të lidhur me kultivimin e kanabisit ka aktive tani rreth 30 biznese të vegjël dhe të mesëm që po krijojnë një tjetër perspektivë zhvillimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA