Macron “jep urdhër”: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje mes tyre!

24/06/2021 13:47

Presidenti francez, Emmanuel Macron u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një kompromis që do të bëjë të mundur të “kthehen nga e ardhmja evropiane”.

Këto komente, shefi i Elizesë i bëri gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili vizitoi për herë të parë Parisin që kur mori detyrën në mars të këtij viti.

Macron: Dua të them se për mua marrëveshja e Prespës që u jetësua falë vullnetit të përbashkët të dy udhëheqësve te Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, është një shembull, një burim frymëzimi i dobishëm për të gjithë rajonin. Kjo është arsyeja pse unë inkurajoj Kosovën dhe Serbinë të veprojnë si europianë, duke u angazhuar plotësisht në kërkimin e një kompromisi që do të lejojë Beogradin dhe Prishtinën të drejtohen me vendosmëri drejt një të ardhmeje europiane.

Kurti nga ana e tij u shpreh se “Europa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejtë.”“Tashmë, realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos me vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë.

Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë, me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtpeshuara dhe një besim më të lartë”, pohoi ai, ndërsa e cilësoi Francën një model për Kosovën në ndërtimin e strukturës kushtetuese, në vendosjen e sundimit të ligjit dhe lirisë së shprehjes.Presidenti francez është pjesë e përpjekjeve për të nxitur një marrëveshjeve normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Liderët e dy vendeve u takuan javën e kaluar në Bruksel, por pa ndonjë përparim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA