Lionel Messi do të jetë i lidhur në kontratë me Barcelonës edhe për një javë. Më 30 qershor, 6 herë fituesi i Topit të Artë do të jetë i lirë, pra nuk do të ketë asnjë detyrim kontraktuar me klubin me të cilin ka që qenë i lidhur që nga shtatori i vitit 2000.
“Pleshti” është në negociata me ekipin katalan për të rinovuar kontratën, por nuk ka përparime të rëndësishme, fakt që e mban Bordin e Barçës në ankth, pasi argjentinasi është burimi kryesor i klubit në aspektin sportiv, emocional dhe ekonomik. Përkundër informacionit që tregon se ai tashmë ka dhënë “ok” e tij, përfaqësuesit e lojtarit këmbëngulën se ai ende nuk ka marrë një vendim. Në fakt, edhe oferta e “blaugranave” nuk është bërë zyrtare.
Te Barcelona besojnë se sulmuesi, i kërkuar gjithashtu nga skuadra të tjera të mëdha, do të rinovojë, megjithëse shpresonin që ai do ta kishte hedhur tashmë të zezën mbi të bardhë. Presidenti Joan Laporta beson se gjithçka do të mbyllet zyrtarisht para 30 qershorit. Numri 1 i klubit, por edhe fansat, nuk e imagjinojnë dot Messin me fanellë tjetër. Argjentinasi ka kaluar 17 sezone në ekipin e parë dhe më shumë se 20 vjet duke mbrojtur ngjyrat “blaugrana”. Largimi i tij i mundshëm mund do të shkaktonte “tërmet” në klubin e famshëm katalan.
Top Channel