Austria mposht me rezultat minimal Ukrainën dhe kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Euro 2020, ku do të përballet me Italinë. Goli i Baumgartner në pjesës e parë i mjaftoi skuadrës së drejtuar nga Franco Foda për të mposhtur një rival direkt, të cilit do t’i mjaftonte edhe barazimi për vendin e dytë.
Takimi u zhbllokua në minutën e 20-të, teksa në zhvillimet e një këndoreje sulmuesi i Hoffenheimit e dërgoi topin në rrjetë.
Ukraina u kundërpërgjigj në të 29-tën me Sharapenkon, por u ndal nga portieri Bushchan dhe në vijim të aksionit as Yarmolenko nuk arriti ta devijonte topin drejt rrjetës.
Në të 37-tën, Laimer humbi mundësinë e artë për dyfishimin e rezultatit, por “gardianin” e Ukrainës që bën heroin.
E pabesueshme çfarë humb Marko Arnautoviç pak para fundit të pjesës së parë! Sulmuesi austriak pas një zbritje të shpejtë u shërbye mjaft bukur, por përballë portierit nuk ia doli të shënonte golin e sigurisë.
Gjatë pjesës së dytë Ukraina ushtroi presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Austrisë për të gjetur golin e barazimit, por nuk kishin qartësi në veprimet sulmuese, me rezultatin që mbeti ai i fundit të pjesës së parë. Me dy fitore në grup Austria kualifikohet për fazën tjetër, ndërsa skuadra e Shevchenkos, me vetëm tri pikë, duhet të presë përfundimit të ndeshjeve të raundit të tretë në të gjitha grupet për parë nëse do të ketë fatin për të avancuar në 1/8.
Asnjë surprizë në sfidën tjetër të Grupit C mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, e luajtur në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit. “Tulipanët” fituan thellë 3-0 me gola të Depay-t dhe Wijnaldum, me kapitenin që realizoi dy herë. E mbyllin pas asnjë asnjë pikë fazën e grupeve debutuesit në Europian, me dy gola të shënuar dhe tetë të pësuar. Në fakt, Maqedonia e Veriut për pak i befasoi holandezët në pjesën e parë, teksa goli i Trickovskit u anulua për një pozicion milimetrik jashtë loje (10’), ndërsa Trajkovski u ndal nga shtylla (22’). E mbyll me një gol të shënuar Europianin Goran Pandev, ndërsa kënaqësinë e debutimit në Europian e pati edhe Ferhan Hasani, u cili u aktivizua në minutën e 68-të, por pa mundur të marrë një kujtim të veçantë nga ky turne./supersport
Top Channel