Kina nuk zë mend, nis festivali i “mishit të qenit”/ Theren 5 mijë kafshë në 10 ditë!

21/06/2021 16:43

Në Kinë ka nisur festivali i mishit të qenit, me 5 mijë kafshë që parashikohet të kalojnë në thertore përgjatë 10 ditëve.

Ankesat e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve, pak efekt kanë mbi festivalin e zhvilluar në Yulin. Këlyshë të shumte janë parë të theren që përpara nisjes së kremtimeve. Tetë stenda janë vendosur në tregun Dongkou dhe 18 të tjera në atë të Nankiaos, e gjithë kjo në kohën kur raste të reja të Covid 19 janë lidhur së fundi me tregun e kafshëve të gjalla në Pekin.

Të lejosh në këto momente tregtinë dhe konsumin e mishit të qenit në vende të mbushura me njerëz apo restorante për hir të një festivali, ky përbën një rrezik të madh për shëndetin publik”, deklaroi doktor Peter Li i Humane Society International. Dy qytete kineze, Shenzheni dhe Zhuhai, e kanë ndaluar konsumin e mishit të qenit në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Më herët gjatë javës, një grup aktivistësh arritën ta ndalonin një kamion me qenë të nisur drejt Yulin dhe i liruan kafshët e ndodhura brenda tij, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar edhe të tjerët. Kamionë të tillë zakonisht nuk kanë dokumentacion karantine, e as leje transporti dhe certifikata shëndeti, të cilat cilësohen si të domosdoshme për transportin e kafshëve në Kinë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel