Numri i jetëve të humbura si pasojë e Covid-19 në Brazil ka kaluar 500.000, shteti i dytë më numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

Ekspertët shprehen se shpërthimit i pandemisë mund të përkeqësohet mes vaksinimit të ngadaltë dhe fillimit të dimrit.

Virusi vazhdon të përhapet ndërsa Presidenti Jair Bolsonaro refuzon të mbështesë masa si distancimi shoqëror.

Instituti shëndetësor Fiocruz thotë se situata është “kritike”. Vetëm 15% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht.

Presidenti i Brazilit është kritikuar rëndë për skepticizmin e tij ndaj vaksinave, bllokimeve dhe kërkesës për vënie të maskës, të cilat ai ka kërkuar ti lirojë.

Një mesatare prej 70,000 rastesh me covid janë konfirmuar çdo ditë në javën e fundit në Brazil.

Shkalla e përdorimit të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv mbetet në ose mbi 80% në shumicën e shteteve, dhe ekspertët paralajmërojnë se fillimi i dimrit në hemisferën jugore, javën e ardhshme, mund të rezultojë në më shumë infeksione.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel