Macron në OKB për herë të fundit si president, nga Hormuzi te Ukraina dhe Gaza, apeli për diplomacinë 23/09 07:35
Ashtu siç ndodh rëndom, kapriçot e motit, kanë dëmtuar rëndë fermerët.
Kanë mjaftuar 20 minuta stuhi breshëri që në fshatin Muçan të Elbasanit të mos mbetet më asgjë. Pemtaria e të mbjellat e stinës janë shkatërruar tërësisht.
6 hektarë vreshta, duhan e prodhime të tjera këtë vit u shkatërruan plotësisht.
Shumica e fermerëve nuk e sigurojnë prodhimin e tyre. Ata thonë se mungesa e informacionit, por edhe mundësitë ekonomike kanë të pakta.
Me sytë nga qielli, çdo vit fermerët shpresojnë në mot të qëndrueshëm. Mjafton pak breshër, ngricë apo përmbytje që puna e një viti të shkatërrohet.
Top Channel