Akuzoi ish vjehrrën se e trafikoi si prostitutë në Itali, ish burri rrëfen historinë: E di mirë kush e ka nxjerrë në rrugë! Kam video të ndryshme…

16/06/2021 17:00

Xheje Dungaj ka akuzuar ish bashkëshortin dhe ish vjehrrën se e kishin detyruar të trafikohej si prostitutë në Itali. Dritan Kulla ka zbuluar historinë në “Shqipëria Live” duke treguar se si është njohur me Xhejen, me të cilën ka pasur disa raste ndarje dhe ripajtimi për hir të dashurisë dhe vajzës së tyre.

Bëhet fjalë tek rreth 2010, me 21 dhjetor ka ardhur në jetë. Ne kishim rreth 3 muaj bashkë, e kam rrëmbyer dhe e kam marrë në shtëpi. Kur e kam rrëmbyer, kam shkuar tek rajoni nr.4, i kam bërë me dije se kam rrëmbyer bashkëshorten që dua të jetoj, që e dua. Ata më thanë jetë të lumtur.

Xheja ngeli me barrë, ishte 3 muajshe kur vijuan konfliktet më tej. Në atë moment, Xheja pinte disa lloj ilaçesh, nuk e di çfarë ishin, është dëshmitar edhe çuni i xhajës së vet. Kam jetuar rreth 1 muaj tek jetesa në shtëpinë e tij.

Xhejen e kam njohur nga një shoqe që flisja në telefon. Është kunata e dajës së Xhejes. Xheja ka qenë pa shkollë, punonte në një fabrikë peshku. Unë merresha me muzikë dhe punoja tek mobiljet tek Pazari i Ri”, tha Kulla në emisionin “Shqipëria Live”.

Ndërsa për historinë e rëndë të trafikimit, Kulla tha se Xheja ka pasur një ish të dashur që jetonte në Itali dhe kishte kontakte me vjehrrën e tij.  Gjithçka e zbuloi një ditë kur ishte në shtëpinë e saj dhe e telefonoi djali nga Italia.

Kulla tregoi se dyshonte tek partnerja e tij se e tradhtonte dhe këtë ia ka konfirmuar edhe vetë Xheja nëpërmjet një mesazhi. Ndërkohë Xheja është arrestuar në 2016 dhe i ka thënë shoqes së vet që të vijë tek nëna ime dhe t’i kërkojë rroba.

“Mami u mërzit dhe filloi të qante se thoshte do e lej vajzën rrugëve. Mami shkon dhe i dërgon rroba e polici e pyeti ndërsa ajo i tregoi që ishte ish vjehrra. Më tha do e lej sërish vajzën tek nëna jote. I thashë ma jep vajzën me prokurë dhe hajde në Itali sa herë të duash që ta takosh. Aktualisht jetoj në Itali prej 7-8 vitesh. U nisa për Shqipëri, më dha vajzën. Atje nuk mund të bëja dot veprime dhe i thashë Xhejes të bëjë dokumentet për fëmijën”, tha Kulla.

Sa i përket akuzave të Xhejes së ish bashkëshorti dhe ish vjehrri e kanë çuar të trafikonte në Itali dhe merrte “500 euro në natë për orgji”, Kulla tha se ajo ka nisur të prostituonte që kur u ndanë.

“Xheja aktualisht në Itali ushtron prostitucion. Kam video të ndryshme në diferenca nga 4-5 muaj me njëra-tjetrën se e kam kapur në semafor dhe e di vendin ku del. Unë punoj në restorant, jam me dokumenta. Kam 3 fëmijë me pasaportë italiane. Punoj brenda në kuzhinë prej 2 vitesh. Ajo ka tutor. E njoh atë që e ka nxjerrë në rrugë për herë të parë dhe këtë që ka tani”, tha Kulla.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA