“Gati për ndërhyrje!” Zjarrfikësit e famshëm të Zagrebit bëjnë namin me koreografinë (Pamjet)

14/06/2021 14:01

Zjarrfikësit e Zagrebit të Kroacisë kanë bërë një video që po bën namin në internet.

Sipas mediave kroate, në prag të ndeshjes Angli-Kroaci, ata e postuan atë në profilin e tyre zyrtar në Facebook.

“Ne jemi gati për ndërhyrje: zjarr, shpëtim nga një lartësi, aksidente ose shpëtim në ujë. 365 ditë në shërbim të Zagrebit. Të gatshëm edhe për lojën”, thuhet në përshkrimin përkrah videos në të cilën ata demonstrojnë pajisje të ndryshme dhe më pas bluza dhe fanella të tifozëve.

Pamjet thuhet se janë shikuar më shumë se 75,000 herë brenda vetëm disa orësh, duke grumbulluar mbi katër mijë pëlqime dhe mbi 160 komente.

Kujtojmë se tre vjet më parë, gjatë Kupës së Botës në Rusi, zjarrfikësit e Zagrebit regjistruan gjithashtu një video që menjëherë u bë hit.

Ata po ndiqnin një ndeshje futbolli të Kroacisë dhe në shenjën e parë të alarmit, ata u “hodhën” në uniformat e tyre pa hezitim dhe shkuan për të ndërhyrë.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel