Aktivistja për të drejtat e komunitetit LBTI, Xheni Karaj ka folur për debatin e gjerë që u bë në rrjet për kërkesën që organizatës për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi që lind”.

Xheni Karaj është përballur me kërcënime të shumta të tipit “Do të të tërheqim zvarrë, do të të djegim…”, dhe në emisionin “Ftesë në 5” tha se është mësuar me gjëra të këtij lloji, ndaj sqaroi çfarë kërkon konkretisht komuniteti.

Karaj tha se qëllimi është të krijohen ligje për familjet me prindër të së njëjtit seks dhe të dy të njihen në certifkatë.

“Në certifikatën e lindjes të ekzistojë mëmësia dhe emri im i identifikimit. Për momentin ekziston vetëm amësia dhe atësia. Nëse një çift lezbikesh dëshiron të regjistrojë fëmijën e tyre, është e pamundur. Për aq kohë sa jemi një familje dhe do ta rrisim fëmijën me dashuri e përkushtim të dyja bashkë, duam të jemi të dyja.

Ne kemi një rast që është i pari në Shqipëri që kanë lindur binjake në janar dhe vajzat janë 5 muajshe e të paregjistruara. Nëse regjistrohet në emër të njërës, i bie që tjetra të mos njihet si prind. Nëse nënës biologjike i ndodh diçka, partnerja e vet nuk ka asnjë të drejtë. Fëmija mund të shkojë në një shtëpi birësimi. Do vazhdojmë të mbyllim sytë apo të bëjmë diçka për të ndryshuar dhe për të krijuar ligje më akomoduese për familjet?

Për mua familja është e shenjtë”, tha Karaj.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA