Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore mund të ketë edhe reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 30°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësitë për reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 20°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 23°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel