Personazhe të famshëm të showbiz-it janë rikthyer tek ish-partnerët/et e tyre për të vazhduar romancën aty ku e lanë dhe mesa duket edhe Angelina Jolie ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë!

Aktorja është parë të vizitojë ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller në Brooklyn, teksa shfaqet tepër elegante dhe sigurisht që nuk mundi t’i shpëtonte syrit të paparacëve dhe të gjithë nisën aludimet për marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit.

Ndërsa, para pak ditësh një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Weekly’ që ka siguruar dokumentet.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA