Gjendja shëndetsore e Christian Eriksen pas frikës dhe panikut që përcolloi ai rrëzim i tij në fushë në Telia Parken në sfidën Danimarkë-Finlandë, është e qëndrueshme aq sa mjekët shprehen me siguri se mesfushori 29-vjeçar e ka kaluar rrezikun për jetën.
Përpara se dueli mes Danimarkës dhe Finlandës të rifillonte lojtarët e përfaqësueses daneze morën ok-in nga lojtari i Interit që është mirë dhe që mund të zbrisnin në fushë për të luajtur për të.
Të shumta kanë qënë reagimet nga bota e futbollit dhe jo vetëm në mbështetje të Christian Eriksen. Romelu Lukaku në momentin që shënoi në sfidën mes Belgjikës dhe Rusisë iu drejtua një prej kamerave me fjalët, “Qëndro i fortë Chris, të dua”.
Përvec shokëve të skuadrës te Danimarka dhe Interi që i kanë dhënë mbështetjen e menjëhershme danezit, një mesazh special Eriksen e ka marrë edhe nga Cristiano Ronaldo.
Një mesazh të veçantë ka bërë edhe Nicolo Barrela i cili përveç lutjeve për shëndetin e Eriksen, ka komplimentuar kapitenin e Danimarkës Simon Kjaer të cilin e ka rival në derbin e Milanos pasi luan me Milanin. “Komplimente Simon, përtej ngjyrave u tregove një kapiten dhe një njeri i vërtetë” shkruan Barella në Instagram, duke falenderuar lojtarin e Milanit për atë çfarë bëri për t’i dhënë ndihmën e parë Eriksen-it./supersport
Top Channel