Pa vaksinë, s’ka celular/ Rajoni i Pakistanit bllokon kartat SIM për të pavaksinuarit (fotot)

11/06/2021 16:04

Qeveria rajonale pakistaneze e Punjab ka nisur masa imponuese për të shtuar pjesëmarrjen në programin e saj të vaksinimit ndaj Covid-19 duke prezantuar planet për çaktivizimin e kartave SIM të atyre që refuzojnë vaksinën.

Vendimi ekstrem raportohet se u mor gjatë një takimi të zyrtarëve të lartë civilë e ushtarakë, që drejtohej nga ministrja e shëndetësisë së rajonit Yasmin Rashid.

Rashid tha se masa e re do të realizojë bllokojë kartat SIM të atyre që nuk vaksinohen brenda një periudhe të caktuar kohore.

 “Ne po bëjmë gjithçka për të detyruar njerëzit të vaksinohen … Qeveria nuk mund të lejojë individët e pavaksinuar të rrezikojnë jetën e atyre që janë vaksinuar”, tha ministrja për te përditshmen vendase Express Tribune. Ajo shtoi se do të kërkojë aprovim e masës nga komisioni koordinator i reagimit ndaj Covid-19.

Masa autoritare është gjithashtu një tentativë për të neutralizuar “propagandën negative” mbi vaksinat teksa qeveria pritet të vaksinojë 40 milionë rezidentë deri në nëntor.

Përveç kufizimeve në kartat SIM autoritetet thanë se masat mund të përfshijnë ndalimin e të pavaksinuarve të shkojnë në parqet publike, restorante e qendra tregtare, sipas mediave vendase.

Punjab është provinca më e populluar në Pakistan, me më shumë se gjysmën e popullsisë totale të vendit.

Edhe provinca tjetër pakistaneze Sindh ka njoftuar masa arbitrare si ndalimi i rrogave të punonjësve të administratës që refuzojnë injeksionin.

FOTO GALERI
2/3
Masa autoritare është gjithashtu një tentativë për të neutralizuar “propagandën negative” mbi vaksinat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA