Nga Anglia, gruaja e Biden dërgon një mesazh të fortë me veshjen!

11/06/2021 15:08
Jill Biden

Pas çdo burri të madh thonë, qëndron një grua e madhe. Dhe Jill Biden mund të jetë e tillë vërtet.

Ajo dërgoi një mesazh të fortë nga Anglia me veshjen e saj, të paktën u interpretua në mediat e huaja, sipas të cilave fjala “Love” – “Dashuri” që shkruhej në pjesën e pasme të xhaketës së Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, i nënkuptonte të gjitha.

“Ne sjellim dashuri nga Amerika”, u tha Jill gazetarëve, duke shpjeguar se përse e zgjodhi këtë veshje në takimin me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe bashkëshorten e tij, Carrie. Melania Trump përpara saj pati tërhequr vëmendjen me xhaketën ushtarake, që mbante në kurriz mbishkrimin: “Mua vërtet që nuk më intereson, po juve”?

Këtë xhaketë, Melania e veshi pikërisht në kohën qe po vizitonte një qendër emigrantësh në Teksas, kur sapo kishte shpërthyer skandali i ndarjes së fëmijëve nga familjet e tyre në kufi. Zonjat e Para nuk e kanë të lehtë rolin e tyre: ato duhet të shfaqen mbështesëse për bashkëshortin, por me masë e duhet të jenë aktive, ama jo më shumë se c`duhet, ndërsa zgjedhjet që bëjnë në lidhje me modën apo edhe shprehet e fytyrës, përfundojnë në cdo rast në lupën e kujdesshme të medias.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA