Publikohen pamjet nga festa ‘nënujore’, ja si po i gëzohet ditëlindjes ‘sirena’ Armina Mevlani (FOTO)

06/06/2021 22:23

Një ndër blogeret më të njohura, Armina Mevlani feston sot 30 vjetorin e lindjes me një super festë që do ta mbajë mend gjatë!

Armina ka ndarë një pjesë të atmosferës së ditëlindjes së saj e cila nuk mund të ishte më bukur se kaq.

Ajo është mbushur me buqeta me lule dhe urime zemre. Në një postim blogerja shkruan: ‘Jam falenderuse për çdo ditë të jetës time. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq faleminderit për çdo urim’.

E veshur si një sirenë, duke shkëlqyer nga koka tek këmbët, Mevlani ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga festa madhështore, mes muzikës, shkëlqimit të xixave të fustaneve, pijeve të mira e miqve të çmuar.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel