Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?
Linda ka debatuar me tone të ashpra në takimin me Ilirin, ku gjithçka nisi nga një fotografi e postuar në Instagram.
Ajo i kujtoi Ilirit bisedat që kanë pasur edhe më parë dhe i tha që të shkëputet nga ajo pa kërkuar një arsye konkrete dhe pa bërë një sherr pa arsye.
Linda: Jam e revoltuar. Ti hedh bombën e si e marrin të tjerët, nuk ka problem. Në momentin që ti del me mua dhe i ke sytë diku tjetër, për mua është humbje kohë, s’kam pse të humb kohë ty dhe vetes time. Unë jam zgjedhje dhe jo opsion. Je i lirë të vazhdosh aty ku ke sytë. Çdo herë pas një takimi, bën një sherr pa arsye. Nëse do të shkëputesh nga Linda, nuk ke pse të gjesh arsye.
Iliri: Po kërkon të bësh show për të justifikuar diçka tjetër, për të dalë aty ku do ti, që faji të ngelet tek unë. Mban mend çfarë the?
Linda: Po ti mban mend që ngele pas kolonës me thikë.
Iliri: Nuk jam tip impulsiv, jemi për tu njohur. Mi lër mua fajet, por dua të të shikoj ty që buzëqesh.
Top Channel