Në “Shqipëria Live” u diskutua ditën e sotme në lidhje me respektimin e kodit të punës dhe ngacmimet seksuale në vendin e punës.

E ftuar në studio, avokatja Mardjola Baço, ka folur edhe për rastin e gjyqtares së Elbasanit, e cila po hetohet nga ILD pas publikimit të videove të saj duke sfiluar korridoreve të gjykatës.

Baço: Me rastin e gjyqtares, pa ofenduar askënd, në momentin që personi mban një veladon gjyqtari, etika e saj personale, përveç etikës së gjyqtarit, takat jo më të lartë se 6 cm. Në momentin që je në korridoret e Gjykatës veladoni është i detyruar, kur ti vesh këtë veladon mban në vetvete veladonin imagjinar na rrugë, në familje, kudo që je.

Sa të rrezikuara janë vajzat e bukura nga ngacmimet seksuale në institucione? Avokatja Baço shprehet se shqiptarët kanë mangësi sociale të shprehurit lirshëm dhe të thonë se ju ka kanë ndodhur.

Baço: Nuk e them dot edhe nëse mua mund të më ketë ndodhur sepse do dal dhe njerëzit do ta paragjykojnë. Të shikojnë thjesht një fizik dhe nuk e dinë që pas tij ka një shpirt, ka një mendje.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA