Olti pranon se i mungon ish bashkëshortja, Gilberta: Nuk i trembem ndjenjës! Do të zëvendësohet dashuria

03/06/2021 18:34

Olti dhe Gilberta kanë dalë në takim me njëri-tjetrin ku nisi një diskutim në lidhje me ish partneren.

Olti tregoi se e ndjen mungesën e saj, ndërsa Gilberta i kërkoi që të përqendrohej tek ajo duke i thënë se nuk i trembet ndjenjës që ka për ish gruan.

Olti: Ndihem bosh. E ndjej dhe mungesën e ish bashkëshortes. Unë kam hyrë në atë emision, kërkoj lidhje të tjera por nuk është e thënë që do të lidhem. Nuk është e thënë që do të përputhem.

Gilberta: Nuk dua t’i vish rrotull, përqendrohu tek unë. Dua të kesh qëllimin tënd brenda vetes që do të dalësh i përputhur. Nuk i trembem ndjenjës që ke për ish gruan.

Olti: Nuk është e lehtë të harrohen 15 vite martesë.

Gilberta: Nuk them të harrosh, një dashuri e fortë zëvendësohet nga një dashuri akoma më e fortë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel