Mevlani nuk është autor i këngës që i dedikoi? Ledjana i nxjerr “të palarat”: Së shpejti vjen versioni zyrtar

03/06/2021 21:15

Ledjana dhe Mevlani kanë shkëputur kontaktet me njëri-tjetrin, ndonëse dolën çift nga programi Për’Puthen.

Ledjana ka reaguar për deklaratën e Mevlanit në emisionin “Shqipëria Live” ku ai tha:

“Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj. Pasi pa story-t në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social. Nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo. Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana. Kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje.”

Për këtë, Ledjana ka reaguar me anë të postimeve në Instagram, ku shkroi:

“Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri.

E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”

Sot ajo ka publikuar një pjesë nga kënga “Ledjana”, që Mevlani ja dedikoi asaj gjatë kohës që ishin në emision, ku duket se zëri nuk është i Mevlanit dhe në një farë mënyre po përpiqet të vërtetojë faktin se kënga për të nuk është shkruar nga vetë konkurrenti i “Për’puthen”.

“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA