Lindita ka treguar në takimin me Samiun se është zhgënjyer nga Çimi, ndërsa pret që të mos gabohet në mendimet që ka për të tani.
Lindita: Çimi është zero në mendimet e mia sepse shoh që ka diçka më tepër me një person aty brenda. Me Oltin kam shumë kimi, por nuk ka lindur akoma xixa. Ti dukesh nga ata meshkujt e rrallë, por nuk dua të mos zhgënjehem dhe të mos gabohem në mendimet e mia për ty.
Gjatë diskutimit në studio, Lindita i tha Çimit se fraza që u përdor nga ai dhe e mërziti ishte: “Lindita erdhi nga Italia për mua dhe mori mbarë të gjithë djemtë.”
Ndërsa Çimi i tregoi se nuk e kishte në atë qëllim, por Lindita nuk u ndal me kaq duke e cilësuar si mashkull që ikën nga krevati për të tjera.
Lindita: Jam mërzitur shumë se duhet të kesh kujdes. Tingëllon keq si të thuash “Çimi mori mbarë të gjitha vajzat”. Nuk e specifikove se pashë takimin. Këtu nuk është dëgjuar gjysmë fjale. Kur është dhënë transmetimi, më është dukur ashtu se nuk më pëlqen të hidhet baltë mbi emrin tim.
Cimi: Dole me Naumin, me Oltin.
Lindita: Dola para kamerave. Specifikoji pak më mirë herë tjetër. Po të lidhem unë me ty, më ikën nga krevati. Po të ishte ashtu, shkoja me ishin tim.
Top Channel