Rihanna ka shkëlqyer në foto sesioni e fundit, veshur me bosket e saj “Savage X Fenty”.

Ajo pozoi në shtrat e më pas duke mbuluar bustin me një botim të vjetër të revistës “Playboy”

Pasi linja e saj kozmetike “Feny Beauty” arriti sukses ndërkombëtar, duke i sjellë fitime marramendëse këngëtares, tashmë ajo është përqendruar te linja e të brendshmeve, që po ashtu duket se po pëlqehen nga ndjekësit.

Në muajin shkurt, këngëtarja e “Rude Boy”, zhvilloi një tjetër set fotograf, ku reklamoi të brendshmet saten, ndërkohë që nuk mbante bluze po vetëm bizheteri me kristale. Ndjekësit e kritikuan atëeherë, pasi ajo kishte vendosur vathët dhe varësen e perëndisë Ganesha, që njihet si “Zoti i Fillimeve dhe Heqësi i Pengesave, duke paraqitur fat dhe sukses”. Komentuesit e akuzuan 32-vjeçaren për mosrespektim të fesë së tyre.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA