Përveç dhunës nga partneri i parë, Shqipja kaloi në duart e një tjetër mashkulli, i cili iu duk zotëri por më pas e cilëson si kalim nga “shiu në breshër”.

Më pas rrëfeu se flet shumë rrallë me djalin, ndonëse jetojnë pranë njëri tjetrit. Ajo tregoi se ai ka parë nga afër dhunën që ka përjetuar, por e cilëson si person të heshtur dhe me natyrë të qetë.

Shqipja: Më pas kalova në një tjetër zotëri që kalova nga shiu në breshër. Njëshi na doli… Me djalin flas me telefon, por ndonjëherë dhe jo. Ka filluar pak më rrallë më flet, ka qenë pa punë, tani ka filluar dhe punë. Për largësinë nuk e di. Nuk e kam gërmuar, është natyrë e qetë se është rritur me problemet e mia, ndonëse me partnerin e dytë që jetova, e kam marrë djalin me vete dhe i ka parë të gjitha. Edhe dhunën…

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA