Emmnuae Macron paralajmëroi se Franca do të tërheqë trupat e saj nga Mali, nëse vendi shkon drejt një radikalizimi më të madh islamik.
Deklarata e shefit të Elizesë erdhi pas puçit të dytë brenda vetëm nëntë muajve në kombin e Afrikës Perëndimore. Franca ka rreth 5,100 trupa ushtarake të dislokuara në rajonin Sahel, më saktësisht në Chad, Burkina Faso, Mali, Mauritania, dhe Niger —si pjesë e operacionit të saj Barkhane kunder grupeve terroriste islamike.
Macron u shpreh për të përjavshmen Jounal du Dimanche se u ka thënë liderëve rajonalë që Franca nuk do të mbështesë shtetet ku nuk ka legjitimitet demokratik apo tranzicion, dhe se vend ii tij nuk synon t`i mbajë trupat e veta gjithmonë në Afrikë. Për dekada me radhë, Franca ka ofruar mbrojtje ushtarake për të mbështetur liderët e ish-kolonive të veta në Afrikë, duke dërguar trupa apo duke nisur sulme ajrore për të luftuar rebelët e armatosur.
Komenti i Macron erdhi një ditë pasi Parisi zyrtar e quajti të papranueshem arrestimin e presidentit të Malit, Bah Ndaë dhe kryeministrit Moctar Ouane me urdhër të kolonelit Assimi Goita, i cili u emërua president në tranzicion nga Gjykata Kushtetuese të premten, dy ditë pasi e shpalli veten lider të përkohshëm. sipas kolonelit, kreu i shtetit dhe ai i qeverisë kishin dështuar të bënin punën e tyre.
Top Channel