Ditën e djeshme ish-konkurrentja e Përputhen, Shqipe Hysenaj ka treguar se gjatë festës së organizuar në Fafa Resort për përmbylljen me sukses të “Përputhen Rinore” ka pasur skena xhelozie.

Ajo ka rrëfyer se ndërsa ishte duke kërcyer me Andi Artanin, Jasmina është afruar dhe i ka lagur me shampanjë.

Shqipja nuk e pohoi nëse ishte ajo arsyeja e skenës së zhelozisë së shfaqur nga Jasmina, por i mëshoi faktit gjithçka u bë kur ajo ishte duke kërcyer me Andin.

Në lidhje me këtë rast nuk ka mbetur pa komentuar edhe Jasmina, e cila pavarësisht faktit se nuk ishte në studio, ka shfrytëzuar rrjetet sociale.

Kadriu publikoi në Instastory një koment të ish-konkurrentit, Elvis Lushi, i cili shkruante:

“Imagjino të përplasen dy makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë ‘aksidentin e shkaktova unë se isha aty’”.

Ndërsa Jasmina shtoi: “Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që s’u rri dot, kjo është përgjigja më epike që mund të kishte!”.

Në videon e postuar në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, ajo ka bërë një tjetër koment: “Ça flisni o aman se s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë! Shampanja është hedh për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër, as mashkull”.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA