E gjithë familja e saj u infektua nga Covid-19, Kim Kardashian zbulon vështirësitë: Mezi ngrihesha nga shtrati…

29/05/2021 14:31

Në episodin e kësaj jave të “Keeping Up With the Kardashians” shikuesit mësuan që Kim dhe katër fëmijët e saj e kanë kaluar Covid-19.

Kujtojmë se vjeshtën e kaluar, Kim Kardashian ka folur publikisht për betejën e Kanye West me virusin. Infektimi i gjithë familjes me Covid, thotë Kardashian, erdhi pasi djali i saj Saint e mori koronavirusin në shkollë.

“False”, postoi Kardashian në “Twitter”, duke mohuar lajmin e “BuzzFeed News”, se ata u infektuar gjatë udhëtimit të festës së 40-vjetorit.

“Askush nuk u infektua gjatë udhëtimit. Saint ishte i pari që e kishte atë në familjen tonë, të cilin e mori në shkollë, nga një tjetër student që doli i pari pozitiv.”

Ajo tregoi se si po shkonin studimet në drejtësi në atë periudhë infektimi, ndërsa theksoi se kishte dështuar në dy provime. Kim tregoi se e kaloi me simptomat e zakonshme, por të rënduara.

“Duhet të mësoja për 12 orë, por kam qenë shumë e sëmurë me Covid, saqë mezi ngrihesha nga shtrati për të mësuar”,- u shpreh Kim.

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse xhirimet e “Keeping Up With Kardashians” u ndërprenë për dy javë.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel