Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por në zonat malore mund të ketë edhe reshje të izoluara shiu.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë reshjet e izoluara të shiut. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08°C në 18°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 21°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
Top Channel