Zjarr pranë një pallati në Lushnje, tymi depërton në garazh, panik te banorët
22/09/2026 16:15
Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të një pallati në Lushnje, duke shkaktuar panik te banorët.
Si pasojë e temperaturave të larta nga flakët, është thyer xhami i garazhit të pallatit dhe tymi ka depërtuar brenda ambienteve.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi, situata ka alarmuar banorët, të cilët kanë nisur të nxjerrin makinat nga garazhi, të shqetësuar për përhapjen e zjarrit dhe tymit.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Po ashtu, pritet të përcaktohet edhe dëmi i shkaktuar nga flakët.
Top Channel