Ish-presidenti Barack Obama i ka thurrur lavde sulmuesit të skuadrës Manchester United, Marcus Rashford pas pjesëmarrjes në një video me qëllim evidentimin e rolit që të rinjtë mund të luajnë për të ndryshuar shoqërinë.
23 vjeçari Rashford, është bërë një zë i njohur për kulturën e të rinjve në Britani kohët e fundit, duke ndihmuar në hapjen e mensave të ngrënies në shkolla për fëmijët e paprivilegjuar.
Përpjekjet e tij të vazhdueshme sollën sensibilizimin e qeverisë së kryeministrit Boris Johnson që investoi 520 milionë paundë në këtë skemë, e cila siguroi më shumë 130 milionë vakte ngrënieje në luftën kundër varfërisë te fëmijët.
Rashford ka nisur një program për sensibilizimin e fëmijëve ndaj ushqimit dhe të ushqyerit, si dhe ka hapur një grup libri për fëmijët e paavantazhuar.
Përpjekjet e tij i sollën Rashford një titull nderi nga mbretëresha e Britanisë, teksa dje Obama e tregoi veten si një admirues të tij.
“Shumë nga të rinjtë me të cilët jam takuar – përfshi edhe Marcus – kanë bërë shumë më përpara nga sa kam qenë unë kur isha 23 vjeç. Ata po bëjnë ndryshime e po kthehen në forca pozitive për komunitetet e tyre”, tha Obama.
“Edhe nëse bën diçka të vogël pozitive kjo përbën një ndryshim pasi akumulimi ii njerëzve që bëjnë gjëra pozitive na përmirëson të gjithëve.”
Top Channel