Marotta dhe besnikëria e Lautaro Martinez: Shembullor, me Barcelonën nuk kishte asnjë hapësirë për bisedime

08/09/2026 21:17

Lautaro Martinez gjatë kësaj merkatoje u vu në shënjestrën e Barcelonës që hodhi sytë nga kapiteni i Interit teksa pa që u bë e pamundur të arrinte te Julian Alvarez. Por sulmuesi argjentinas që e konfirmoi interesimin e blaugranave e refuzoi këtë mundësi.

Diçka të tillë e konfirmoi edhe presidenti i kampionëve të Italisë pak përpara supersfidës me Realin e Madridit në Ligën e Kampioneve

‘Lautaro Martinez? Sjellja e tij ishte shembullore-tha Marotta-tregoi ndjenjë të fortë përkatësie duke evituar çdo lloj negociate me Barcelonën. Dy klubet patën mundësinë e një takimi, por nuk ekzistonte as hapësira më e vogël për të nisur bisedime. Lautaro përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e këtij klubi për të tentuar triumfet duhen futbollistë si ai’.

Beppe Marotta nuk harroi të përmendë as Jose Mourinho që tashmë ka hyrë në historinë e Interit të cilin përpara 16 vitesh e udhëhoqi drejt Tripletës së famshme të trofeve

‘Mourinho është historia e Interit. Këtu ai ka përjetuar një histori të paharrueshme-vijoi Marotta-mbetet në historinë e Interit dhe mbetet si një mësim për futbollistët dhe të gjithë ne. Edhe një herë e uroj për atë që po bën me Realin e Madridit’.

Top Channel