Një ditë më parë, Miriam Cani, e nisi ditën me një dilemë në lidhje me paraqitjen e saj.

Këngëtarja ndau me ndjekësit një fotografi të saj, ku në fokus ishin flokët e gjatë dhe pyeti fansat nëse duhet t’i presë apo jo flokët.

Menjëherë ndjekësit vërshuan me komente duke dhënë mendimin e tyre. Por vëmendjen më të madhe e mori komenti i bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj, i cili i shkruajti “No”.

Mesa duket Miriami tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj dhe i ka prerë flokët. Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një foto ku tregon look-un e saj të ri dhe shkruan: “Dhe si përfundim i preva??‍?? As shumë të shkurtra e as shumë të gjata ?. P.s. Flm për komentet dhe opinionet që më dhatë.”

FOTO GALERI
2/8

Top Channel