Një nga çiftet më të pëlqyer në “Për’puthen”, por nuk dolën bashkë/ Ana përballet me Atdheun: Pse s’më sheh në sy…

26/05/2021 19:27

Ana dhe Atdheu tashmë janë miq, por kur ishin konkurrentë në emision, publiku i donte si çift.

Adheu doli me Sarën nga programi, ndërsa Ana thotë se është beqare. Sot, ata u përballën me njëri-tjetrin, në një takim 4-minutësh, në emision.

Ana: Pse s’më sheh në sy?
Atdheu: Të shoh në sy!
Ana: Nuk e dua ndihmën tënde, nëse është për të gjithë
Atdheu: Selektiv kam qenë, se ti e di se me ca personazhe këtu nuk shkoj
Ana: Faleminderit që ishe pjesë e klipit tim. Kërkoj ndjesë për konfliktin që ke pasur për shkakun tim (me Arsimin)
Atdheu: Është e vërtetë që konflikti ka ndodhur, kam qenë shumë shok me Arsimin. Unë asnjëherë nuk e kam pyetur si po shkon me Anën. Ai pastaj e mori sikur unë e kisha bërë për inat të tij
Atdheu: Unë të kam njohur ty para Arsimit.
Ana: Çfarë e konsideron ti këtë, xhelozi, inat
Atdheu: Nuk e di çfarë raporti keni pasur, jeni bërë si macja me miun bashkë, prandaj nuk kam ndërhyrë
Atdheu: Nuk kishte pse të ndodhte, unë nuk e bëra për inatin e tij se unë ta kisha premtuar që në fillim, që do isha në videoklipin tënd…
Ana: Ndoshta këto kanë ndodhur për shkak të puthjes sonë…
Ana: Unë dua të them për herë të parë dhe të fundit-ne jemi vetëm miq, ne e kemi diskutuar shumë kohë më parë këtë gjë. Njerëzit duhet të kuptojnë që bota nuk sillet rreth askujt.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA