Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut nuk do të zhvillohet në 30 maj, por një ditë më vonë, pra në 31 maj.

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi gjithçka nëpërmjet një komunikate për shtyp duke bërë të ditur se vendi i zhvillimit të kësaj sfide që do të jetë në Air Albania Stadium në orën 19:00 të së hënës.

Ditë më parë, u hodh shorti për këtë finale nga Federata Shqiptare e Futbollit ku u caktua që Skënderbeu të jetë skuadra pritëse e sfidës dhe Vllaznia ajo udhëtuese.

Vlen të theksohet se skuadra fituese e Kupës do të marrë pjesë në kompeticionin më të ri të UEFA, Liga e Konferencës që debuton këtë sezon dhe që finalen do ta zhvillojë pikërisht në Air Albania Stadium në 25 majin e vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA